Kampionati World Adventure Golf Masters
Minigolf Open standard (MOS) është verzioni i katërt i aprovuar i fushave të Minigolfit nga Federata Botërore e Minigolfit në vitin 2007. Njëherazi është verzioni më modern i Minigolfit i cili ngjason me lojen e vërtet të golfit dhe gjithashtu luhet me topa të golfit.
Kampionati World Adventure Golf Masters është evenimenti kryesor në sistemin MOS të Minigolfit. Si Kampionat është themeluar në vitin 2010 në Britani të Madhe. World Adventure Golf Masters 2016 Kosovo është evenimenti më i rëndësishem për vitin 2016 në mbarë botën, dhe për herë të parë marrin pjesë përfaqësues të 15 shteteve.
Ashtu sikurse në sportin e boksit edhe Minigolf ka katër verzione të Kampionateve botërore. Negociatat për sjelljen e këtij Kampionati në Kosovë kanë filluar në Maj të vitit 2014, ndërsa projekt propozimi nga ana e FMGK-s është dërguar në fund të vitit 2014, për tu shpallur organizator fitues në Prill të vitit 2015.
Federata e Minigolfit e Kosovës është e përgaditur për tu ballafaquar me secilin reprezentacion në fushën e vet, për arsye të përvojës së madhe dhe ushtrimeve të gjata të cilat janë bërë nga viti 2010.