Kosovo Open 2012 – dedikuar për Dino Asanaj
Në një vjetorin e themelimit të Federatës së Minigolfit të Kosovës me 27 Korrik 2012 u organizua turneu i parë Ndërkombëtar Kosovo Open 2012 i cili i dedikohej ideatorit të fushës së Minigolfit Dino Asanaj.
Ftesës sonë iu përgjigjën lojëtar nga Turqia, Austria, Gjermania dhe Finlanda. Ishin gjithsej tetë lojëtar të huaj, ndërsa si lojëtar vendor u paraqitën 10 sosh duke e rrumbullaksuar nr e përgjithshëm me 18 lojëtar.
Në temperaturat e larta të cilat mbretëronin lojëtarët vendor dëshmuan se kanë njohuri të thella për lojën e minigolfit i cili kishte filluar të lëshonte rrënjë dal ngadal në vendin tonë. Ishte në pytje vetëm qëndrueshmëria deri në fund të lojës.
Pas pesë raundeve të luajtura nga të gjithë lojëtarët, në raundin e gjashtë vazhduan vetëm 12 më të mirët në një garë tejet konkuruese me ç’rast në fund tre lojëtarët më të mire u radhitën Karl Lakos nga Austria, Arton Krasniqi nga Kosova dhe Sebastian Heine nga Gjermania. I katëri u radhit Liridon Mehmeti i cili nuk kishte fat në njërën nga stazat dhe Sebastian Heine arriti ta zë vendin e tretë.
Fati në vetëm një stazë nuk i buzëqeshi as Arton Krasniqit i cili si Nënkampion i Kosovës sfidoi vendin e parë deri në dy gjuajtjet e fundit, mirëpo Karl Lakos i cili është Ambasadori më i madhë në botë i Minigolfit ishte i vendosur ta fitonte turneun e parë ndërkombëtar të Minigolfit në Kosovë dhe ia arriti qëllimit me vetëm një gjuajtje më pak nga vendi i dytë.
Kjo ngjarja u cilësua si shumë mire e organizuar nga pjesëmarrësit Ndërkombëtar.
http://www.minigolfnews.com/?id=1302
Në fushën e Prishtina golf u organizua ndeshja miqësore me reprezentacionin e Kroacisë me ç’rast edhe i
Në qytetin historik Hastings të Mbretërisë së bashkuar është mbajtur Kampionati ‘’World Adventure
Kosovo Open 2012 – dedikuar për Dino AsanajNë një vjetorin e themelimit të Federatës së Min
Në Shtator 2012 FMGK udhëtoi në Stamboll për të marr pjesë në garën ndërkombëtare ‘’Istanbu
British Minigolf Open 2014 ka qenë vazhdimësi e zhvillimit të garave Ndërkombëtare jash
Pjesëmarrja në Czech Masters 2015 e Vullnet Mustafës dhe suksesi drejt vendit të parë në Çeki.
Per here te pare ne Ballkan, nga data 25 qershor në Kosovë mbahet Kampionati "World Adventure Golf M
Ngjarja kryesore
Për herë të parë në Ballkan, nga data 25 qershor në Kosovë mbahet Kampionati "World Adventure Golf Masters" 2016 ne fushen e Prishtina golf-it.
Garues nga 15 shtete do të marrin pjesë ne këtë eveniment në një fushë e cila konsiderohet ndër me te mirat dhe me sfidueset në botë.